Albspirit

Media/News/Publishing

Një muaj i Trump i kushton SHBA sa një vit i Obamës

Për stilin e jetës të presidentit Donald Trump amerikanët kanë shpenzuar në një muaj sa për një vit të Obamës.

Përllogaritjen e ka bërë revista Forbes duke marrë spunto nga një artikull i publikuar Washington Post, në të cilin gazeta ka provuar të bëjë llogaritë e Presidencës me ndihmën e disa burimeve nga Shërbimi Sekret.

Mënyra e të jetuarit (edhe pse miliarder), e Presidentit dhe familjes së tij, pesë fëmijë dhe një sërë rezidencash, u kushton taksapaguesve amerikanë rreth 10 milionë dollarë në muaj përsa i përket udhëtimeve dhe sigurisë. Obama shpenzonte për udhëtimet rreth 12 milionë në vite.

Në tetë vitet e presidencës së tij, shkruan Forbes, udhëtimet e Obamës u kushtuan taksapaguesve amerikanë 97 milionë dollarë.

Por nëse Trump vazhdon me këtë ritëm do ta arrijë këtë shifër në një vetëm një vit!

Please follow and like us: