Albspirit

Media/News/Publishing

Obama nuk e përgjoi Trump

Zëdhënësi i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka deklaruar se akuzat e presidentit aktual Donald Trump se atij i është përgjuar telefoni nga administrata e Obamas, janë thjesht false, raporton BBC.

Presidenti Donald Trump, e ka akuzuar paraardhësin e tij Barack Obaman, për përgjimin e telefonatave të tij në Trump Tower, përmes një fluksi “cicërimash” në Twitter gjatë së shtunës në mëngjes.

Trump ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se ish-presidenti e kishte spiunuar në tetor, vetëm një muaj para se ai t’i fitonte zgjedhjet.

“E tmerrshme! Sapo e kuptova se Obama m’i ka përgjuar telefonatat në Trump Tower pak para fitores. Ai s’ka gjetur asgjë. Ky është McCarthyism”, ka shkruar Trump, transmeton Klan Kosova.

McCarthyism të cilit Trump i referohet në postimin e tij, është praktika e të bërit akuza pa kurrfarë baze faktike.

Please follow and like us: