Albspirit

Media/News/Publishing

Parodia me peticionin e Vetting-ut, sa gjysma e firmave për referendumin e mbetjeve

“Ka një vullnet mbarëpopullor, të shprehur në të gjitha format, edhe përmes kësaj forme, me një nisëm të shoqërisë civile që Partia Socialiste e mbështet plotësisht dhe fuqimisht, në funksion të çlirimit të këtij vendi nga diktatura e korrupsionit dhe e kriminalitetit në sistemin e drejtësisë. Është një diktaturë që “de fato” ka bërë shumë viktima në këto 20 e kusur vite dhe të cilës i ka ardhur fundi, falë kësaj reforme jetike, transformuese dhe shtetndërtuese”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama teksa firmosi peticionin  “popullor” për Vettingun, një lloj konsensui popullor i ngjashëm me atë të Reformës Agrare në vitin 1946, ku pushteti i partisë u bashkua me vullnetin e popullit për të hapur një faqe të re në historinë e Shqipërisë. Në fakt firmat e të ashtuquajturit “Grupimi Qytetarët pro reformës në drejtësi” u dorëzuan para dy ditësh, por për kryeministrin dhe ministrat e qeverisë, shoqëria civile hapi prapë çadrat për shfaqjen e fundit para seancës vendimtare të Vettingut.

Në vetëm 5 ditë ne arritëm të mbledhim 31,777 firma qytetarësh në mbështetje të kësaj reforme. Ky është një mesazh për të gjithë klasën politike në Shqipëri, se është momenti kur të zgjedhurit duhet të respektojnë të drejtën e zgjedhësve për të patur një drejtësi të ndershme, një drejtësi për të gjithë”-u shprehën përfaqësues të grupimit të Shoqërisë Civile pas dorëzimit të firmave në kuvend.

Çfarë e bën më qesharake gjithë këtë histori është se kjo shifër që kryeministri e quajti vullnet mbarëpopullor është jo vetëm e fryrë pasi është firmosur pa kartë identiteti, por edhe dy herë më e ulët se firmat që u mblodhën për të kundërshtuar me referendim ligjin e plehrave për të cilin qeveria u fsheh në zyra dhe e mban akoma në sirtarët e kuvendit. Madje në lsitat pro Vettingut u pa dhe një firmë e Fahri Balliut.

AKIP ka dorëzoilistën me mbi 60 mijë firma në KQZ duke kërkuar zyrtarisht referendum popullor për të kundërshtuar ligjin për importin e mbetjeve.Krahas firmave AKIP dorëzoi edhe identitetin e të gjithë firmatarëve, por këtë vullnet popullor nuk e ka marrë parasysh as KQZ dhe as dashamirët e popullit që bashkohen me ta në çadra për të çuar përpara reformat e vendit./respublica/

Please follow and like us: