Rama tërhiqet nga deklarata e paradites: Dialog pa kushte dhe për cdo gjë me opozitën
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pasdite se është gati për dialog me opozitën për cdo cështje dhe pa kushte. “Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë, ekonominë, integrimin, punësimin, nga kthetrat e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar”, ka deklaruar kryeministri vetëm pak orë pasi tha se nuk mund të bisedonte për largimin e tij dhe të qeverisë që drejton, sic kërkon opozita.
Deklarata e pasdites tregon se Rama po përgaditet për lëshime. Në postimin më të fundit ai nuk përjashton por as e pranon ngritjen e një qeverie që gëzon mbështetje të gjerë për përgaditjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.