Albspirit

Media/News/Publishing

Si është të kesh mama Ema Andrean? Flet e bija, Sara Kapo

Ema Andrea është aktorja e cila duket se ka lindur sozinë e saj.

Ajo është bërë nënë në moshën 23-vjeçare, ndërsa sot vajza e saj Sara Kapo, po e ndjek të ëmën hap pas hapi. Së fundmi të dyja nënë e bijë, i janë bashkuar emisionit “Turni i tretë”, ku e shijojnë shoqërinë e njëra-tjetrës, deri në orët e para të mëngjesit. Për një gjë jemi të sigurt ato janë shumë moderne për të festuar “8 marsin”.

Ndoshta edhe “8 marsi” do t’i gjejë duke shijuar kafen e mëngjesit e më pas të ndahen duke vazhduar aktivitetet e tyre ditore. Megjithëse shumë shpesh i shohim bashkë, rebelja Sara Kapo është shprehur kështu për nënën e saj: “Mamaja ime është një emër i madh në Shqipëri, kjo gjë më bën krenare dhe sigurisht që e dua shumë, por nuk do të doja të identifikohesha apo të merrja famë nga emri i saj.

Më lejoni të kem individualitetin tim. Ne ngjajmë shumë me njëra-tjetrën. Në fund të fundit ajo është mamaja ime, më pëlqen ta thërras kështu, por unë jam Sara, ndërsa Ema është thjesht Ema”.

Please follow and like us: