Albspirit

Media/News/Publishing

Si u vodhën 2.5 milionë euro online biznesmenëve të Tiranës

Hakerat online u kanë vjedhur bizneseve shqiptare në dy vitet e fundit 2.5 milionë euro në 58 raste mashtrimi. Gjithçka ka ndodhur nga ndërhyrjet në komunikimet elektronike të bizneseve shqiptare me partnerët e tyre jashtë vendit. Më të goditurit janë importuesit dhe blerësit e automjeteve.  Artan Dashi specialist i krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës shpjegon skemën se si ndodh mashtrimi online.
“Hakeri gjen adresën e biznesit dhe zbulon komunikimet. Më pas krijon një adresë të përafërt me ndryshime të vogla në karakteret e e-mail të partnerit të biznesit. Me këtë adresë i dërgon një postim kërkon pagesën e faturave në një llogari bankare”.
Vetëm në një rast të ngjashëm një biznes nga Shqipëria, ka humbur 890 mijë euro. Një skemë e ngatërruar përdoret edhe për të fshehur paratë e marra. Mashtruesit online hapin fillimisht një llogari në banka britanike për t’i transferuar më pas paratë Hungari, Bullgari, Rumani deri në Nigeri.  Në rastin më të mirë specialistët sugjerojnë që personat e mashtruar të kërkojnë nga bankat kthimin e të hollave pasi u kanë besuar llogarive të falsifikuara./Tv Klan/

Please follow and like us: