Albspirit

Media/News/Publishing

Turi i Mogherinit dhe rënia e mitit të BE-së në Ballkan

Ballkani mbetet zona më e padisiplinuar politikisht e  Europës, duke pritur periodikisht  emisarët e Brukselit për të zhbllokuar situatat që krijohen në raport me funksionimin e demokracisë dhe integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian.
Dhe për shumë vite arbitrimi i Brukselit arriti t’u imponohet klasave politike dhe të avancojë një lloj axhende më shumë të stabilitetit politik dhe ekuilibrave gjeopolitike sesa të inkuadrimit të këtyre vendeve në familjen Europiane në raport me mirëqëniën dhe cilësinë e shërbimeve publike. Ky ishte dhe qëllimi i turit të fundit ballkanik i  shefes së diplomacisë Europiane, Federica Mogherini, e cila vizitoi Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën me misionin për të vendosur në një shtrat normaliteti përplasjet politike në te trial këto vende.
Në Maqedoni, situata po precipiton drejt një konflikti të rrezikshem politik mes “elitës” pro sllave të përfaqësuar nga Nikolla Gruevski dhe “frontit” euroatlantik të kryesuar nga Socialdemokrati Zoran Zaev. Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse konfirmoi në një farë mënyrë seriozitetin e situatës, duke sfiduar si europianët ashtu edhe amerikanët. Për këta të fundit, sidomos për europianët kredencialet nuk janë më ato që kanë qenë para disa vitesh, edhe për faj të politikash përjashtuese që Brukseli ka ndjekur me vendet e Ballkanit.
Federica Mogherini mori një “jo” të fortë në Shkup nga presidenti Ivanov, çka lë të kuptohet Bashkimi Europian nuk është më arbitrimi i pakontetsueshëm apo i plotëbesueshëm. Në një farë mënyrë “jo-ja” ndaj Mogherinit ishte dhe një “jo” ndaj Bashkimit Europian dhe kjo është legjitime për sa kohë arbitri tregohet i njëanshëm. Nëse në Maqedoni ky lloj refuzimi mund të marrë kuptim edhe për shkak të ndikimeve sllave ose pro-ruse,  Bashkimi Europian duhet të analizojë edhe  refuzimin që mori nga opozita shqiptare, vend me prirje maksimaliste properëndimore.
Lulzim Basha i tha “jo” kërkesës së Federica  Mogherinit për t’ukthyer në parlament duke shënuar një fazë të re në politikën shqiptare. Zhveshjen nga kompleksi i urdhërave të Brukselit dhe përqafimin e qasje më sovrane në raport me vendimet apo aksionet politike. Kjo mund të përkthehet në një lloj kostoje politi,e për vendin, por gjithsesi nuk e fsheh degradimin që po ndodh në raportet edhe të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Shefja e politikës së Jashtme të BE-së nuk po provohet si faktor bashkues as në Kosovë dhe as në Mal të Zi.
Në Kosovë opozita refuzon të votojë demarkacionin pamvarësisht presionit të Brukselit, ndërsa në Mal të Zi opozita ka bojkotuar Parlamentin dhe ka kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve përkundrejt këshillave të BE-së. Me pak fjalë miti i BE-së duket sikur nuk jep garanci për të ardhmen e popujve të Ballkanit, i cili historikisht është trajtuar si geto e Europës.

Please follow and like us: