Albspirit

Media/News/Publishing

Vettingu/ Hapen dosjet e kandidatëve, verifikim për lidhje me Sigurimin e Shtetit

“Lum kërkesash” për hapje dosjesh, drejtuar Autoritetit për Hapjen e Dosjeve. Institucionet vazhdojnë t’i qëndrojnë larg procesit të përballjes me të shkuarën komuniste.

Kandidatët për anëtarë të komisioneve të vetting-ut janë verifikuar nga Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Procesi i verifikimit pranë këtij autoriteti ka përfunduar pak ditë më parë dhe nga lista e kandidatëve nuk ka rezultuar asnjëri prej tyre me problem me të shkuarën komuniste. Asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me Sigurimin e Shtetit apo gjyqet komuniste të kohës së diktaturës. Kandidatët që kanë hyrë në garë për komisionet e vetting-ut i përkasin shkollimit dhe përvojës në punë, kryesisht pas viteve 1990.

Ndërkohë, Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit, do të kalojë në sitë të gjithë kandidatët që do të bëhen pjesë e strukturave që ngrihen për shkak të reformës në drejtësi. Autoriteti është në pritje të kërkesave nga institucione të ndryshme, të cilat kanë nevojë të konfirmojnë pastërtinë e figurës për drejtuesit e tyre në nivele të ndryshme, ashtu siç parashikohet në ligj. Deri tani nuk ka asnjë kërkesë nga ndonjë institucion, edhe pse në  nivele të ndryshme të adminsitratës publike, dyshohet të ketë shumë persona që kanë bashkëpunuar apo kanë punuar në strukturat e Sigurimit të Shtetit.

Në prag të zgjehdjeve, pritet të ketë një aktivizim të fortë të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, pasi të gjithë kandidatët për deputet do të verifikohen nga ky institucion, për mundësinë e lidhjes së tyre me të shkuarën komuniste.

Pranë autoritetit për Hapjen e Dosjeve kanë mbërritur një sërë kërkesash nga individë që kërkojnë hapjen e dosjeve.

Please follow and like us: