Zbulohet e vërteta e largimit të Çiljetës nga programi i Fatmës dhe Aulonës
Çiljeta ishte e ftuar në puntatën e parë të emisionit të ri të Fatmës dhe Aulonës në ABC Neës, ku i është përgjigjur pyetjeve thumbuese të tyre.
Ditën e djeshme në media qarkulloi një video ku shihej këngëtarja duke u larguar papritur nga emisioni, duke u aluduar se moderatoret kishin kaluar cakun e pyetjeve personale. Ndërkohë që sot është zbuluar e vërteta e kësaj videoje. Çiljeta ka bërë një intervistë ndryshe më Fatmën dhe Aulonën duke një lojë të quajtur “E vërteta apo dënim”. Pjesë e saj ka qenë edhe një moment aktrimi të cilën këngëtarja e ka realizuar në mënyrë perfekte.
Ndër të tjera Çiljeta është pyetur nëse karrierën dhe aludimet se ajo i ka dhënë fund për shkak të lidhjes me portierin e Partizanit. “Pata një pauz tre vjeçare, vitin e kaluar nxora katër këngë. Kam pasur angazhime të tjerë më të rëndësishme, por këngë do nxjerr së shpejti”- shprehet Çili. Këngëtarja ka zbuluar edhe një projekt të ri që ka lidhje me shfaqjen e saj në ekran. “Do nisë një emision shumë shpejt, por ende është në fazën e projektit për këtë arsye nuk zbuloit dot më tepër detaje”- ka thënë ajo.