Anglia mund të mos paguajë detyrimet nga divorci me BE-në , Brukseli reagon ashpër
Liderët politikë europianë dhe diplomatë të ndryshëm reaguan me zemërim ndaj sugjerimeve se Britania mund të largohet nga BE-ja pa paguar miliardat në detyrime të këtij divorci.
Komisioni Europian bashkë me 27 vendet anëtarë kanë rënë dakord për një shumë rreth 60 miliard eurosh që Britania duhet të paguajë detyrime për të cilat kishte rënë dakord si një anëtar i BE.
Por në një raport të publikuar të shtunën, komiteti i çështjeve financiare me BE i dhomës së Lordëve shkruhet se qeveria britanike ka baza të forta ligjore nëse zgjedh të largohet nga BE pa paguar, ndërsa gjithashtu sugjerohet se Brukseli nuk do të kishte asnjë mundësi reale për të marrë paratë.
Megjithatë, raporti paralajmëron se në një rast të tillë, qeveria e Theresa May nuk do të arrinte dot të siguronte akses të favorshëm në tregjet europiane.
Në reagim të këtij raporti, Gianni Pitella, lideri i grupit socialist në Parlamentin Europian dhe personi që do të luajë një rol të rëndësishëm në qëndrimin negociator të BE, akuzoi kryeministrin britanike për paaftësi dhe sjellë agresive, duke e paralajmëruar Theresa Mayn se planet e saj së shpejti do të përballen me realitetin, transmeton Tch.
Pitella tha se pa një marrëveshje për detyrimet e Britanisë, nuk mund të ketë bisedime për të raportin e ardhëm mes Londrës dhe Brukselit. Diplomatë të ndryshëm thanë se kryeministrja May i ka bërë llogaritë gabim, pasi nuk i kërkon askush të paguajë për largimin nga BE, por për detyrimet që ka./Express