Ankandi i parë për veprat erotike
Për herë të parë në 275 vjet pune, shtëpia e ankandit Sotheby mbajti një ankand vetëm për veprat e artit erotik. Ankandi u zhvillua në Londër, dy ditë pas Shën Valentinit, dhe përfshiu vepra nga Pablo Picasso, Egon Schiele, Camille Bombois dhe Ettore Sottsass. Femra të zhveshura në periudhat e kubizmit, portrete topless të Rilindjes dhe skulptura mashkullore parakaluan për blerësit, duke u dhënë mundësinë për eksploruar historinë e artit erotik.
Në mesin e 107 veprave të artit që kanë marrë pjesë në ankandin e titulluar «Erotizëm: pasion dhe dëshirë», No.74 ishte kopje e një tryeze të zbukuruar me penise, vaginaa dhe zemrat e femrave. Objekti shumë i çuditshëm i përkiste Katerinës së Madhe, kur mbretëronte në Rusi. Katerina është përfolur të ketë patur një dobësi të madhe për mobilje erotike, të cilat i mbante në një apartament privat, i cili u shkatërrua gjatë bombardimeve të pallatit.