Albspirit

Media/News/Publishing

Ja çfarë thotë ambasadorja e BE Vlahutin për protestën e opozitës

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ka qenë e ftuar e Adi Krastës në “E diell” në “Top Channel”. Ja çfarë ka thënë Vlahutin për Çadrën e Opozitës.

Krasta-Ndërkohë ngjarje ndodhin në Shqipëri: Opozita ka ngritur një çadër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Me çfarë këndvështrim e keni parë këtë protestë?

Vllahutin – Protestat në demokraci janë jo vetëm legjitime në mënyrë absolute, por edhe një nga instrumentet bazë që tregon se njerëzit janë të pakënaqur nga një gjë e caktuar. Madje unë mund të them se në vendin tim, për shembull më pak se para një viti ka pasur protesta tejet të mëdha. Ndoshta ju nuk mund ta besoni, por kishte të bënte me kurrikulën shkollore! Pra, natyrisht, e drejta e të gjithëve për të protestuar duhet mbrojtur por ajo që nuk mund të promovohet apo nuk lejohet është dhuna, sepse pastaj do të kthehen në një gjë tjetër, por përsa i përket protestave dhe ne kemi qenë gjithnjë shumë të qartë për këtë kemi thënë se kjo është e drejta e të gjithëve.

Please follow and like us: