Kush e ndau bosin shqiptar me McLaren nga e dashura prej 4 vitesh?
Fatmir Hysenbelliu është kthyer gjatë kohëve të fundit në qendër të vëmendjes mediatike, pas ndarjes nga e dashura e tij, e bija e Albërie Hadërgjonaj. I fundit ka qenë një televizion italian ai që bëri një reportazh për jetën luksoze të pasunarit shqiptar.
Edhe pse disa mund ta dinë, të shumtë janë ata që s’e kanë idenë se Oni ka qenë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë me Anxhelina Hadërgjonaj. Aludimet e ndarjes mes tyre, veç faktorit largësi, duke qenë se Anxhelina jeton në Shtetet e Bashkuara dhe Oni në Shqipëri, janë mbi modeleve Angela Martini.
Vetë Fatmiri (Oni) është përgjigjur negativisht kur është pyetur nëse është bërë modelja shkak i ndarjes mes tyre. “Me Angelën kemi thjesht miqësi. Asgjë tjetër”, – ka thënë pasaniku shqiptar.
Nga ana tjetër, Hadërgjonaj vazhdon jetën e saj në Los Angeles ndërsa Martini është po në të njëjtin vend, por në një lidhje me miliarderin rumun Dragos Savulescu.