Maqedonia e njeh Shqipërinë ende si vend komunist
Maqedonia vijon ta njohë Shqipërinë edhe si Republikë Popullore. Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se në tabelat rrugore që të çojnë në pikën kufitare të Tushemishtit shkruhet Republika Popullore e Shqipërisë, njësoj si në periudhën e komunizmit. Tabelat e vendosura treguese që çojnë drejt kufirit shqiptar përmes vendkalimit Tushemisht akoma mbeten të tilla dhe nuk kanë pësuar ndryshime.
Në udhëkryqin Shën Naum-Tushemisht (Shqipëri) akoma qëndrojnë tabelat-udhëtreguesit e një kohe, periudhe e sistemi të harruar kaherë, në të cilat shkruan “N.R.Albanija” (R.P. e Shqipërisë), emërtim i dikurshëm i shtetit shqiptar, duke harruar rastësisht ose qëllimisht pwrvecc tjerash edhe marrëveshjet e shumta të nënshkruara ndërmjet qeverive të dy vendeve, ku shprehimisht thuhet Republika e Shqipërisë, e të mos flitet për marrëveshjet ndërmjet shumë ministrive të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ku po ashtu thuhet se “Marrëveshja bilaterale e nënshkruar ndërmjet dy ministrive përkatëse të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë…”.
Kjo agjenci qeveritare në fillim të kësaj jave bëri ndërhyrjen emergjente për heqjen e tabelave në shqip në territorin e komunës Vevçanit, pas reagimeve të kësaj komune maqedonase kundër mbishkrimit shqip në tabelat treguese. Pas 23 viteve vazhdojnë të qëndrojnë tabelat që çojnë drejt shtetit shqiptar. Autoritetet shqiptare përmes rrugëve diplomatike deri tani nuk kanë reaguar lidhur me skandalin e tillë të institucioneve maqedonase. (M.Latifi/INA)