Ngrehu Marko Trimëria, ngrehu të thërret Greqia, të vijë Marko Shqipëria!
Si i kënduan arvanitasit suliotit të shquar të familjes së famshme të Boçarëve dhe si u vlerësua ai nga shkrimtarë me famë botërore.
Marko Boçari nga krahina e Sulit të Çamërisë, është një ndër personalitet më të shquara të asaj krahine, i cili shërbeu si frymëzim për të gjithë ata shkrimtarë, artistë e poetë që interesoheshin për ngjarjet e Ballkanit e në mënyrë të veçantë për revolucionin grek të viteve 1921-1829. Për Marko Boçarin kanë shkruar shkrimtarë të mëdhenj në Europë e në botë. Shrimtari i mirënjohur frëng, Viktor Hygo, në tekstet e tij për për ndikimin e revolucionit francez, e vendos Marko Boçarin në radhët e Uashingtonit, Kostçukos, Boliverit, Pilegonit, Maninit, Lopezit, Xhon Braun dhe Garibaldinit.
Marko Boçari është një ndër personalitet, me të cilët krehohet shqiptaria. Arvanitasit i kanë kushtuar atij vargje të shumta. Ja disa prej tyre:
Ngrehu Marko Trimëria,
Ngrehu, të thërret Greqia,
Të vijë Marko Shqipëria!
…
Moj kalaja në Janinë
Mos qaj për Vezir Alinë
Se doli Marko Boçari
Trimi që s’e qaste varri
Për pallën që drithma mori
Rumelia vetë Stambolli.
Ose nga këngët në Labëri:
Labëria, kur dëgjoi
Se u vra Marko fajkoi
Sheshi u mbush me dafina
Kur mbi sup mbahej me trima
Mbanin Sulin mbanin malin
Kapedan Marko Boçarin.