Rihanna në numrin më të ri të revistës “Paper Magazine”
Rihanna ka “thyer rregullat” për kopertinën e numrit të ri të revistës “Paper Magazine”.
“Rihanna thyen rregullat”, ky është titulli që është vënë në kopertinën e kësaj reviste, ku RiRi duket e mrekullueshme dhe shumë e veçantë.
Këngëtarja 29-vjeçare është shfaqur me një pamje krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim, duke treguar edhe një model të ri flokësh, ngjyrë jeshile.
Në këtë set fotografik, Rihanna e ka çuar veshjen ekstravagante në një tjetër nivel, duke bërë kështu që të “thyejë rregullat” e asaj çfarë ne quajmë stil ekstravagant.
Please follow and like us: