Albspirit

Media/News/Publishing

Simeone do të qëndrojë tek Atletico

Trajneri Diego Pablo Simeone do të qëndrojë tek Atletico Madrid edhe sezonin e ardhshëm.

Lajmi u publikua sot nga e përditshmja spanjolle “AS” sipas së cilës, trajneri argjentinas ka konfirmuar qëndrimin e tij në stolin e “Los Colchoneros” tek drejtuesit e klubit.

Simeone tashmë ka nisur punën së bashku me krerët e Atletico Madrid për merkaton e transferimeve të sezonit 2017-2018, gjithnjë nëse klubit iberik do t’i lejohet të bëjë blerje të reja në muajt e verës. 

Please follow and like us: