Albspirit

Media/News/Publishing

Akuzat e Trump për përgjim, reagon Obama: False

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka hedhur poshtë pretendimet se ka përgjuar telefonatat e Donald Trump, para zgjedhjeve presidenciale. Zëdhënësi i Obamës, Kevin Lewis, ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare në lidhje me mesazhin e publikuar në Twitter nga Trump.

Në deklaratën e tij, Lewis është shprehur: “As presidenti Obama dhe asnjë zyrtar nga Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ndonjë urdhër për përgjimin e asnjë qytetari amerikan. Mendimet jashtë kësaj janë të gabuara. Një nga rregullat themelore të qeverisë Obama ka qenë në drejtimin se asnjë prej zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë nuk është përfshirë në ndonjë hetim të kryer nga Departamenti i Drejtësisë”, deklaroi ai.

Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Trump ndër të tjera shkruante: “Shumë keq. Kam mësuar se Obama pak para fitores ka përgjuar Trump Tower”.

Please follow and like us: