Basha: Nuk bojkotojmë zgjedhjet, por s’pranojmë zgjedhje fasadë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ndodhej në çadrën e protestës konfirmoi gjatë “Top Story” se PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, por as nuk do të pranojë zgjedhje fasadë.
“Nuk do të ketë zgjedhje fasadë. E vetmja mënyrë për të patur zgjedhje, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkon si hap të parë një qeveri teknike”, tha Basha.
“Është në një situatë të jashtëzakonshme. Por qytetarët po detyron të bëhen pjesë e PS me kërcënimin se do pushohen nga puna, Ky nuk është probnliemi. Ky tregon se si është rrënuar pushteti”, shtoi Basha duke shtuar se “Problemi madhor që e thotë edhe OSBE-ODIHR është kriminalizimi i parlamentit, kryetarëve të Bashkisë”.
Sipas tij qeveria teknike do të shkëpusë vendin nga krimi. “Do të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme. Çdo rrugë tjetër do të bllokohet nga opozita me të gjitha mënyrat institucionale.
Basha nuk e sheh si një çështje numrash në Parlament qeveria teknike, por sipas tij është një çështje e qytetarëve shqiptarë, pasi janë në lojë miliardat e takave, koncensionet e dhënë në mënyrë arbitrare etj,
“Nëse e shikoni si ekuacion mes partive nuk ka zgjedhje. Në lojë janë miliardat e popullit. Ata e kanë kthyer Shqipërinë në një depozitë të mbetjeve toksike. Në këtë përpjekje ata kanë mbështetje të krimit të organizuar. Sepse atyre u intereson ta mbajnë këtë situatë”, tha Basha.
Më tej Basha deklaroi se në këtë situatë janë vetëm dy rrugë. “Pala tjetër e cila është palë me krimin, të dëgjojë zërin e qytetarit, ose do të përballet me qytetarët”
Sipas tij problemi i jashtëzakonshëm kërkon zgjidhje të jashtëzakonshme dhe kjo zgjidhje vjen vetëm me qeveri teknike.
“Ky nuk është një problem i PD, jemi në gjendje të jashtëzakonshme për shkak se krimi ka fituar pushtet. Kriminelët kanë emëruar kupolën në polici. Shteti është kriminalizuar”, tha Basha duke renditur edhe pikat që do pasojë qeveria teknike “Zbatimi i dekriminalizimit; Luftë totale kundër kanabisit; Votimin pa vonesë të Reformës në Drejtësi sipas përcaktimit të 22 korrikut”, përcaktoj ai.