Biondja nga Tirana Klaudia Nana mahnit meshkujt gjermanë
Qyteti gjerman Mynihu, i njohur për festat e përvitshme të “Octoberfest” do njihet së shpejti edhe si shtëpia e një bukurosheje, prejardhja e të cilës është Shqipëria.
Ajo është Klaudia Nana e lindur në Tiranë. Klaudia u shpërngul në Mynih që në moshë të hershme dhe ka ecur në pasarelat e disa kompeticioneve të njohura si ai i Miss Diasporas në vitin 2013.
Biondja që kthen kokat e atyre që e shohin në rrugë është gati për t’u bërë e famshme. Në një intervistë ajo ka thënë:
“Kam lindur në Shqipëri por jam rritur në Gjermani. Ndihem më shumë gjermane se shqiptare. Shtëpia ime është Mynihu. Shkoj në Shqipëri vetëm në sezonin e verës.
Përsa i përket skuadrave të futbollit e kam të vështirë të zgjedh për kë të bëj tifo sepse jam dhe me Gjermaninë dhe me Shqipërinë. Do ishte një makth për mua nëse dy shtetet e mia do ndesheshin!”.