Albspirit

Media/News/Publishing

Gjinishi: KMSH nuk përfaqëson myslimanët, por Gylenin. Shqipëria mund të akuzohet për financim terrorizmi

Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ermir Gjinishi, ka deklaruar se Shqipëria ka mbetur e dobët në përpjekjet kundër organizatës FETO dhe se “Shqipëria duhet të pengojë marrjen e tenderave e koncesioneve nga kompanitë e FETO-s. Nëse Shqipëria nuk do të jetë efektive në përpjekjet kundër FETO-s, në një të ardhme të afërt ajo rrezikon të akuzohet për financim terrorizmi”.

Në një deklaratë për Anadolu Agency, Gjinishi vë në dukje se FETO është një botëkuptim doktrinar i deformuar me në qendër kultin e individit, njeriun. “Fenë ia indeksojnë Fetullah Gylenit. Kjo gjë me kohë bën që feja të tjetërsohet në një parti. Prijësin e tyre e ngrenë më lart se i dërguari (Pejgamberi), ndërsa në Islam Pejgamberi, apo çdo krijesë tjetër nuk adhurohet. Adhurimi është vetëm për Krijuesin”, shton ai.

Gjinishi thotë se e ka njohur doktrinën bashkë me ndjekësit e FETO-s që prej 25 vitesh dhe në vazhdim ka shtuar se ka qenë pikërisht koncepti i tyre i devijuar “një fe me qendër liderin” që ka bërë të jetë i vëmendshëm e të distancohet me kohë nga doktrina e tyre. “Shikoja që përloteshin herë herë ndërkohë që flisnin për Gylenin dhe kuptova që ka diçka që nuk shkon këtu kur nuk qajnë për një pejgamber e qajnë për Gylenin”, thotë ai.

Please follow and like us: