Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e suksesit që nisi nga ideja e një njeriu,Henri Fordit

ford download download-1 844d8d2b-47e2-423e-b5e1-911d7a3b4f78-0

Historia e makinave Ford është historia e një marke e një ideje dhe detajet e saj janë të shumta. Makinat që janë prodhuar me logon Ford janë të llojeve të nryshme dhe secila ka një histori të sajën. Edhe pse për Fordin mund të flitej shumë gjatë, disa nda detajet më të rëndësishme janë në shkrimim e më popshtëm. Edhe pse mund të duket se është shumë pak për një markë botërore, përsëri gjërat më esencilae janë të treguara. Si lindi ideja e Ford, si u krijua dhe cili e krijoi? Këto pyetje marrin përgjigje më posht dhe tregojnë më shumë se kaq.

Pak më shumë se 100 vjet më parë në Detroit, Henri (Henry) Ford pati huazuar disa ide të fuqishme nga njerëz të tjerë për të krijuar ide edhe më të fuqishme. Ai mori konceptin e pjesëve të këmbimit nga industria amerikane e armëve. Mori transportuesin e lëvizshëm nga thertoret e Çikagos. Nga këto krijoi një linjë asemblazhi në shkallën e një fabrike. Një njeri jashtëzakonisht praktik, ai ndoqi idenë e eficencës, e reduktimit të kostove, të bërjes së gjërave më të lira – që të gjitha fillimisht qenë të zeza. Por ai reduktoi punën në linjat e tij të reja të prodhimit deri në atë pikë sa u bë sinonim i aktivitetit industrial. Kjo ndodhi për shkak se pothuajse të gjithë inxhinierët e aftë dhe me eksperiencë në Detroit në atë kohë qenë sakaq të punësuar për të prodhuar vagonë trenash. Fordi mori punëtorët e vet të pakualifikuar me shumë pak aftësi komunikimi në anglisht drejtpërsëdrejti nga varkat e emigrantëve. Ai e çmontoi punën që u kërkohej atyre të kryenin për të bërë një Ford Model T deri te niveli i aktivitetit më të thjeshtë të përsëritur, udhëhequr nga linja e lëvizshme e prodhimit. Natyra e vijuar e kësaj pune bënte që ai duhej të paguante punëtorët jashtëzakonisht mirë. Më 1914 ai i dyfishoi pagesat për punonjësit e industrisë së makinave në 5 dollarë në ditë – mjaftueshëm që ata të përballonin vetë blerjen e një makine Model T. Dhe ai hoqi një orë nga dita e punës gjithashtu. Këto dy gjëra patën një ndikim të madh në produktivitetin e fabrikave të Ford.

Linja e asemblimit më 1914

Punonjësit e Fordit e urrenin aq shumë metodën e linjës së re të asemblimit sa nga fundi i vitit 1913, ndryshimet e punonjësve qenë në nivele shumë të larta. Në mënyrë që të zgjeronte forcën e punës me 100 burra, kompania duhej të punësonte 953 vetë.  Ajo që është kaq e jashtëzakonshme është se si modeli fordist i prodhimit masiv dhe zbulimet e tij të mekanizimit për eficencë gjithnjë e më të madhe u bënë kaq shpejt dominuese jo vetëm për prodhimin e makinave, por për prodhimin ekonomik në përgjithësi, në pothuajse çdo industri. Linja e prodhimit të korporatave të mëdha u bë modeli absolut për biznes gjithkund në botën e industrializuar dhe koncepti i punës për miliona njerëz. Ajo solli mirëqenie të stërmadhe dhe të mira materiale për njerëzit që nuk patën pasur kurrë mundësi t’i kishin më parë. Ajo krijoi lagje ku njerëzit prodhuan makina dhe ku njerëzit që i blenë mund të jetonin. Pastaj, pas 80 vjetësh të dominimit perëndimor Fordist, makineria prodhuese e botës së pasur filloi të zhvendoset, drejt vendndodhjeve shumë të largëta. Por edhe atje, gjatë revolucionit të frikshëm industrial të Kinës dhe kur shërbimet filluan të zhvendosen në masë drejt Indisë, sërish prodhimi masiv dominoi. Përgjatë dekadës së fundit të shekullit të njëzetë dhe në fillim të shekullit të 21, unë ndjeva se mënyra e vetme për bizneset që të siguroheshin se do të mbijetonin në botën e zhvilluar, pra në SHBA dhe Europë, qe që të hiqnin dorë nga konkurrenca me prodhuesit me kosto të ulët të botës dhe unë kam parë se si këto prodhues u shfaqën kaq shpejt në Kinë dhe në shumë vende të reja industriale. Unë kuptova se shpërthimi i lidhjeve dixhitale qe përgjigjja për këtë.

Themeluesi

Henri Ford 1863 – 1947

Henri Ford qe një industrialist amerikan dhe themelues i kompanisë së makinave Ford. Ai qe sponsorizuesi i zhvillimit të teknikës së linjave të asemblazhit dhe rrjedhimisht, prodhimit masiv në seri. Ndryshe nga sa besohet, ai nuk e shpiku makinën dhe as linjën e asemblazhit. Por ai qe i pari që zhvilloi dhe prodhoi makinat për përdorim nga shtresa e mesme e Amerikës. Në këtë mënyrë, ai e konvertoi makinën nga një shpikje relativisht e panjohur në një novacion që pati ndikim të thellë në gjithçka që u përjetua gjatë shekullit të njëzetë. Prodhimi i tij i automjetit Model T revolucionarizoi transportimin dhe industrinë e Amerikës. Si pronar i kompanisë Ford, ai u bë një nga më të pasurit njerëz në botë. Modeli që ai zhvilloi vijon të njihet në librat e historisë dhe të menaxhimit si modeli “Fordist”. Prodhimi masiv i mallrave të lirë të kombinuar me paga të larta për punëtorët. Fordi pati një vizion botëror, me konsumerizmin si çelës për paqen. Angazhimi i tij sistematik në uljen e kostos së prodhimit solli shumë novacione teknike dhe të biznesit, përfshirë sistemin français që e vendosi një model të ri partneriteti në shitje në shumicën e Amerikës së Veriut dhe në qytetet e mëdha në të gjitha kontinentet. Fordi ia la pasurinë e tij të pafundme në pjesën dërrmuese Fondacionit Ford dhe u sigurua që familja e tij të kontrollonte kompaninë në mënyrë të përhershme.Fordi qe gjithashtu i njohur edhe për qëndrimin e tij pacifist në vitet e para të Luftës së Parë Botërore, por edhe si publikues i teksteve antisemite të tilla si Libri i Judaizmit Ndërkombëtar.

Please follow and like us: