Ish-deputeti i PDIU sfidon publikisht Shpëtim Idrizin
Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, i larguar nga kjo forcë politike për shkak të ligjit të dekriminalizimit, duket se do t’i bashkohet një tjetër partie politike në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit. Këtë e ka njoftuar vetë ish-deputeti Tahiri, i cili shkruan në rrjetet sociale, se ka nisur fushatën si kandidat i një force politike, e cila sipas tij, i ka qëndruar gjithmonë besnike Partisë Demokratike. Më tej, në mesazhin e tij ish-deputeti i PDIU ka sfiduar kryetarin e kësaj force politike, Shpëtim Idrizin, duke i thënë se do ta ketë përballë në qarkun e tij. Tahiri u largua nga PDIU, pasi prekej nga dekriminalizimi për shkak të një vepre penale të padeklaruar në formular, por siç duket kjo nuk do ta pengojë për të kandiduar sërish, tashmë si pjesë e opozitës. Burimet thanë se Dashamir Tahiri do t’i bashkohet Partisë Republikane.
Ja mesazhi i plotë i Tahirit:
FUSHATA IME FILLOI,SHPETIM IDRIZI,TE SFIDOJ TE KANDIDOSH NE QARKUN TIM PERBALLE MEJE
Ne muajin simbol te femres,sot se bashku me nenat,motrat,vajzat dhe grate çame,kemi çelur fushaten elektorale.Ne nje atmosfere festive ku moren pjese qindra zonja dhe zonjusha nga qyteti i Vlores kam startuar fushaten time si kandidat i nje force politike, e cila ka qendruar gjithmone besnike Partise Demokratike,e cila do te behet publike se afermi.Vendimi i drejte i dhene nga ana e Gjykates ne forem te prere per lejimin e rikandidimit,eshte mirepritur nga ana e mijra qytetareve çam,ku zonjat e komunitetit tone e deshmuan ne festen e tyre.Gjate aktivitetit diten e sotme,zonjat e pranishme dhane mbeshtetjen e tyre maksimale ndaj te djathtes dhe te gjithe simpatizanteve dhe drejtuesve te Partise Demokratike si dhe forcave aleate se jane me ta ne kete moment vendimtar te vendosur ne “Çadren e Lirise”.Ne kete rikandidim ku qellimi kryesor eshte ai i zgjidhjes se çeshtjes Çame,sfidoj njeriun qe e ktheu kete çeshtje ne interes se pazareve te tij personale,”çamit te ngelur ne tentative”,Shpetim Idrizi ,te mbaj fjalen e dhene dhe te kandidoj perballe meje,ne qarkun tim.Sot mesazhi i grave çame eshte i qarte “Partia Demokratike dhe aleatet e saj, jane te vetmet forca qe kane luftuar per ti dhene dhe do t’i japin zgjidhje kauzes tone per Çamerine”.