Albspirit

Media/News/Publishing

Kongresi popullor në Kinë

Në Kinë mbahet Kongresi Kombëtar Popullor. Si gjithmonë, propozimet e Partisë Komuniste do të miratohen!

China CPPCC Chinesische Volkspolitische Beratungskonferenz (picture alliance/Photoshot/J. Peng)

Kryeministri i Kinës Li, në hapje të Kongresit, i cili në praninë e 3000 delegatëve do të zgjatë 11 ditë, ka paraqitur raportin për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai tha se zhvillimi ekonomik i vendit do të vazhdojë edhe këtë vit, por me një përqindje më të vogël se tani (6,5%).

Në qendër të vëmendjes është natyrisht buxheti i vitit dhe buxheti ushtarak i Kinës, i cili formalisht duhet të miratohet nga Kongresi Kombëtar Popullor – që është organi më i lartë ligjëvënës në vend. Kina ka buxhetin e dytë më të lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ekspertët thonë se buxheti ushtarak për këtë vit do të jetë edhe më i lartë. “Për reformën e forcave të armatosura nevojitet një modernizim i përgjithshëm i infrastrukturës ushtarake dhe kërkohen pajisjet më moderne”, thotë Georg G. Chen, nga instituti Merics në Berlinu. Përveç kësaj, po punohet edhe në zvoglimin e numrit të us

China CPPCC Chinesische Volkspolitische Beratungskonferenz (picture alliance/Photoshot/Y. Zongyou)

htarëve, në mënyrë që të zvoglohen edhe shpenzimet për veteranët, shton Chen.

Mediat njoftojnë se Kina aktualisht është duke punuar në prodhimin bartëses së parë kineze të avionëve. Bartësen e vetme që ka deri tani (“Liaoning”), Kina e ka blerë në vitin 1998 nga Ukraina. Por kjo bartëse nuk ka pajisjet e duhura elektrike dhe tërë kohën është në riparime të vazhdueshme.

Kina planifikon edhe zgjerimin e bazave ushtarake në ujërat e kontestuara në detin jugor kinez. SHBA e ka kritikuar ashpër ndërtimin e ujëdhesave artificiale. “Çfarë u intereson atyre se çka bëjmë ne në tokën tonë”, thotë Vang Guoching, zëdhënës i Konferencës konsultative, e cila është një lloj organi këshilldhënës i Kongresit Nacional.

Fu Jing, zëdhënëse e Kongresit dhe ish-zëvendësministre e Jashtme, në shkurt në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka deklaruar: “Nuk mendoj se Kina dëshiron të imitojë NATO-n dhe të ndajë 2% të prodhimit bruto për qëllime të mbrojtjes. Neve na mjaftojnë 1,5 % sa ndajmë aktualisht”. Sa për krahasim, SHBA shpenzon për sektorin e mbrojtjes 3,6 %, ndërsa Gjermania 1,2 %. Por këtu duhet pasur parasyshë edhe nivelin e rritjes ekonomike, sepse Kina ka shënuar në vitin 2016 një rritje prej 6,7%.

Ligjet e para qytetare

Kongresi do të vendosë edhe për një Ligj Qytetar, i cili duhet të rregullojë çështjet e përditshme juridike. Tri leximet e para kanë përfunduar vitin e kaluar, ndërsa tani projektligji gjendet në duart e Këshillit të Përhershëm të Kongresit.

Ligji është një risi në Kinë. Ligji rregullon çështjet e pronës, të drejtën kontraktuese apo dhe të drejtën e borxheve. “Në kohën e krizës globale ekonomike dhe pasigurisë politike, Kina ka nevojë për një rregullim sistematik të kësaj fushe, në mënyrë që të ndërlidhen zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e intresave të qytetarëve”, thotë Cheng. Disa pjesë të ligjit do të futen në fuqi këtë vit, ndërsa pjesët tjera deri në vitin 2020.

Please follow and like us: