Albspirit

Media/News/Publishing

Koreja e Veriut teston 4 raketa balistike në detin e Japonisë

 

 Koreja e Veriut ka kërcënuar sërish stabilitetin në Lindjen e Largët, teksa ka testuar katër raketa balistike që goditën detin e Japonisë.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e ushtrisë koreano-jugore të cilët theksuan se raketat kishin përshkuar rreth 1 mijë kilometra përpara se të preknin hapsirën ujore.

I menjehershëm ka qënë reagimi i Kryeminsitrit të Japonisë, Shinzo Abe. Shefi i ekzekutivit japonez deklaroi se ka patur edhe në të shkuarën veprime agresive nga Koreja e Veriut, por testimi i fundit përbën një tjetër nivel kërcënimi.

Në bazë të deklaratës zyrtare, gjithcka ka ndodhur mëngjesin e ditës së Hënë, duke ju referuar orës lokale.

Megjithatë, ende ka një sërë paqartësish nga ana e ekspertëve. Këta të fundit po vijojnë hetimet për të zbuluar llojin e rraketës së testuar.

Sulmi është dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, teksa, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, deklaroi se Uashingtoni shpreh papajtueshmëri me veprimin agresiv të Koresë së Veriut.

Në bazë të rezolutave që janë miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkarua, shtetit diktatorial i është ndaluar rreptësisht testimi i armëve si dhe zhvillimi i programeve të tilla.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse cështja do të ngrihet si problem në Këshillin e Sigurimit pranë OKB-së. ShBA ka paralajmëruar se me këto ritme, Koresë së Veriut mund t’i shtohen sanksionet ekonomike. Por pavarëissht kërcënimeve, lidershipi koreano-verior është shprehur i vendosur për të mos braktisur programet e prodhimit të armëve.

Please follow and like us: