Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i grevës së Sharrëzës: Falë Lulzim Bashës fituam ndaj qeverisë

Kreu i nismës “Thurje”, Besjan Pesha mbajti një fjalë sot tek cadra e protestës duke konsideruar Bashën si politikanin që i solli zgjidhjen e cështjes së banorëve të Sharrëzës.

Besjan Pesha dhe nisma që drejton u aktivizuan gjithë kohës në grevën e banorëve të Sharrëzës kundër Bankers e më pas qeverisë deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Ai ishte prezent atë ditë para ministrisë kur grevistët i vizitoi edhe Basha, vizitë që nuk u prit mirë prej tyre.

Më pas grevistët reflektuan për këtë sjellje dhe larguan nga ambienti i grevës disa të rinj të “Organizatës Politike” që organizuan edhe rezistencën ndaj vizitës së Bashës.

Besjan Pesha, i cili ka qenë kreu i AKBN-së deri në vitin 2012. më parë ka qenë ndër drejtuesit e lëvizjes “Mjaft” dhe ish-eksponent i LSI-së.

Please follow and like us: