Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i Inteligjencës: Obama nuk ka përgjuar Trump gjatë fushatës

 

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare gjatë kohës së zgjedhjeve të SHBA ka mohuar që Donald Trump të jetë përgjuar gjatë fushatës elektorale.

Gjatë një proncimi për NBC, James Clapper, tha se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë vendimi që lejonte monitorimin e presidentit Trump, në atë kohë kandidat i republikaneve.

Trump ka akuzuar presidentin Barack Obama se ka udhëruar përgjimin e tij në fazat e fundit të fushatës presidenciale gjatë kohës kur ai pretendonte kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë i kërkoi të dielën Kongresit të hetojë nëse administrata Obama ka abuzuar me autoritetin e saj gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit të shkuar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se Trump dhe zyrtarët e administratës nuk do të bëjnë asnjë koment mbi këtë çështje derisa Kongresi të përfundojë hetimet.

Në këtë situatë, që demokratët mendojnë se Trump e ka krijuar vetëm për të hequr vëmendjen nga akuzat për lidhje të mundshme me Rusinë, kërkojnë prova.

Lideri i demokratëve në senat Chuck Schumer i konsideroi akuzat e Trump false, jo të denja për zyrën e një Presidenti dhe i kërkoi atij ti mbështesë me prova.

“Do të ishte më keq për të nëse do të ishte e vërtetë sepse është shumë e vështirë të marrësh një vendim gjykate për të përgjuar një President apo një qytetar amerikan. Ju duhet ta provoni në gjykatë arsyen se pse Presidenti dhe stafi i tij ishin përfshirë në një akt kriminal apo që mund të kishin përfshirë në një vepër të tillë agjentë të huaj dhe kjo do të ishte akoma më keq”, deklaroi Chuck Schumer në një konferencë për mediat.

Trump, i cili kaloi fundjavën në Florida, tha në twitter se përgjimi ka ndodhur në banesën e tij në Trump Tower në Nju Jork.

Ngjarja vjen në kohën kur auroritetet amerikane po hetojnë ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e 2016.

Please follow and like us: