Albspirit

Media/News/Publishing

Kriza politike në Shkup, tensionohet situata e sigurisë

 

Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov vazhdon të pengojë kapërcimin e krizës institucionale, pavarësisht thirrjeve të qarta nga ndërkombtaret për t’i dhënë mandatin liderit opozitar Zoran Zaev, i cili ka siguruar shumicën parlamentare për formimin e qeverisë.

Presidenti vazhdon t’i qëndrojë besnik qëndrimit se “mandati nuk do t’i jepet asnjë individi apo partie që me programin e saj cenon sovranitetin dhe unitetin e shtetit përmes platformave të hartuara në shtetet fqinje”.

Kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski ka thënë se kriza mund të kapërcehet vetëm përmes zgjedhjeve të reja në të cilat sipas tij “qytetarët duhet të deklarohen nëse e pranojnë apo jo platformën shqiptare që parashikon dygjuhësinë në Maqedoni si hap drejt ndarjes së shtetit”.

LSDM-ja e Zoran Zaevit ka thënë se Gruevski “luan lojëra të rrezikshme” ndërsa ka kërkuar mandatin nga ana e presidentit. Ai nuk përjashton edhe mundësi tjera për kapërcimin e ngërçit, megjithëse nuk e ka saktësuar se cilat mund të jenë ato.

Ekspertë të fushës pohojnë për Radion Evropa e Lirë se paqëndrueshmëria politike ka përkeqësuar edhe situatën e sigurisë. Sipas tyre ekziston mundësia e një përshkallëzimi të rrezikshëm të situatës, nxitur edhe nga deklaratat e zyrtareve te VMRO-së se do të mbrojnë shtetin me çdo kusht.

Duke ju referuar incidenteve të dhunës në protesta, kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska, tha se ato janë të organizuara dhe kanë për qëllim frikësimin e kritikëve të regjimit.

Ajo shton se gjendja mund të përshkallëzohet nëse presidenti do të vazhdojë të mbajë qëndrim të prerë për mosmandatimin e Zaev si kryeministër.

Please follow and like us: