Albspirit

Media/News/Publishing

Lela: Shtyrja e vendimit për Vettingun, mazhoranca legjitimon çadrën e opozitës

Analisti Alfred Lela është shprehur se shtyrja e vendimit për Vettingun tregon shenjën e parë që mazhoranca legjitimon çadrën e opozitës. Gjatë bisedës në studion e “Tonight Ilva Tare”, Lela thotë se nëse një mazhorancë nuk dëshiron të bëhet qesharake është krijimi i një opozite fiktive.

LelaMekanizmi i shtyrjes është një taktikë politike e mazhorancës e mbetur vetëm, sepse vetmia në demokraci kështu prezumohet. Mekanizmi i shtyrjes siguron kohë sidomos për t’u kthjelluar se cila do të jetë lëvizja e radhës. Ky është sinjali i madh që dha çadra, shenjë shumë e madhe shtyrja e Vettingut, ngecja e procesit. Po të dojë të bëhet qesharake, mazhoranca mund të krijojë një opozitë fiktive.

Përdor prerabulën e PDIU-së. Sot mazhoranca legjitimoi çadrën me aktin e shtyrjes duke shpjeguar ngecjen. Nuk mund të shkohet më tej dhe këtu është thënia e famshme “duhet dy për të kërcyer tango”. Është shenjë e legjitimit të çadrës. Kreu një mision madhor, shpirti i protestës që nuk ka vdekur, opozitës që i janë shtuar radhët. Ka një paradoks që thuhet se Vettingut na pengon për të shkuar në Evropë. Ndërkohë nuk thuhen edhe dy probleme të tjera si dekriminalizimi dhe lufta kundër drogës.

Please follow and like us: