Albspirit

Media/News/Publishing

Mafia e lidhur me qeverinë, Vettingu nuk mjafton, duhet zgjedhje të lira

Për Shqipërinë nuk është zgjidhje vettingu. Kjo ishte hera e parë që Lulzim Basha u deklarua qartë se reforma është e pamjaftueshme për të përballuar krimin në Shqipëri. Qeveria merr urdhër nga mafia, tha Basha duke sjellë si shembull mundësinë që 1300 kontenierë me helme nga Italia të jenë depozituar në vend me dijeninë dhe mbështetjen e qeverisë.

Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e lira dhe të drejta, përmes një qeverie teknike, theksoi kreu i opozitës. Edhe nëse reforma do të zhvillohet me standarde sikurse qartësuam në Kushtetutë, sërish do të ishte e pamjaftueshme. Edhe Italia kishte magjistratë të shkëlqyer por mafia dhe politika i hodhën në erë.

Please follow and like us: