Manjani: Disa deputetë kanë “halle” me drejtësinë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vijon sulmet e tij ndaj qeverisë. Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Manjani është ndalur te Kuvendit, duke thënë se ka deputetë që kanë “halle” me drejtësinë. Në kë mënyrë, ish-ministri hedh dyshime të forta se një pjesë e deputetëve preken nga ligji i dekriminalizimit dhe për rrjedhojë nuk duhet të jenë aty. “Ky Kuvend ka deputetë që kanë ‘halle’ me drejtësinë. Natyrshëm ata duan kontroll dhe jo pavarësi të saj! Kuvendi i ri mund të ketë një shans”, shkruan Manjani.
Please follow and like us: