Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonia ende pa parlament

Krijimi i institucioneve të reja në Maqedoni, të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 dhjetorit 2016 ka mbetur pezull pas refuzimit të presidentit Ivanov për të mandatuar Zoran Zaevin për krijimin e qeverisë së re.

U përfol që parlamenti do të mblidhej që të premten e javës së kaluar para se në vend të mbërrinte për vizitë shefja e diplomacisë europiane Federika Mogerini. Por partitë parlamentare ende nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëra-tjetrën për të përcaktuar një datë për konstituimin e parlamentit. Mbetet pezull zgjedhja e kreut të ri të legjislativit, votimi i qeverisë së re si dhe shpallja e zgjedhjeve lokale, për të cilat afati përfundimtar është e hëna.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ve si kusht për çdo aktivitet të saj politik, marrjen e mandatit qeverisës nga presidenti. Partia e Zeavit thotë se për këtë çështje mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Të të njëjtin qëndrim me LSDM-në janë edhe partitë shqiptare, që prioritet kanë krijimin e qeverisë së re.
Mbajtja e seancës së parë parlamentare është në duart e VMRO-DPMNE-së. Sipas kushtetutës maqedonase, i takon Trajko Veljanovskit, ish-kryetarit të parlamentit, që vjen po nga radhët e partisë së Gruevskit të drejtojë seancën e parë. Por VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të reja parlamentare, të cilat kërkojnë që të zhvillohen njëherësh me zgjedhjet lokale, që ligjërisht duhet të mbahen në muajin maj.

Sipas partisë së Gruevskit, LSDM-ja që kërkon mandat për të qeverisur duhet të provojë në zgjedhjet e përgjithshme se sa popullaritet ka tani që u bë bashkë me shqiptarët dhe ti parashtrojë publikisht maqedonase platformën për zyrtarizimin e gjuhës shqipe të cilën nuk e bën publike.

Ndërsa VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit kërkon zgjedhje të reja për zgjidhjen e ngërçit aktual politik. është në dorën e VMRO-DPMNE-së thirrja e seancës së parë parlamentare, pasi sipas kushtetutës së Maqedonisë, i takon Trajko Veljanovskit ish-kryetarit, i cili vjen pikërisht nga radhët e partisë së Gruevskit të thërrasë seancën e parë.

Kodi zgjedhor në Maqedoni parashikon që zgjedhjet lokale shpallen zyrtarisht nga kreu i parlamentit 70 ditë para zhvillimit të tyre.

Please follow and like us: