Mediat serbe: Mafia shqiptare, plan për të vrarë ish-gruan e Arkanit
Mediat serbe vazhdojnë të shkruajnë për shqiptarët. Dje “Kurir” kishte si kryeartikull të sajin lajmin e shqiptarit Izmir Smajlaj që u shpall kampion Evrope në sallat e mbyllura në Atletikë, festën e të cilit me simbolin e shqiponjës e cilësuan ofendim, ndërsa sot shkruajnë sërish për shqiptarët, duke i etiketuar si mafiozë.
Kurir, pretendon se agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë që ishin përpjekur të vrisnin në Kopenhagen këngëtaren e popullarizuar të turbo-folkut serb, Ceca Raznatovic, ish bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan.
Ceca udhëton të premten për në Danimarkë dhe sipas gazetës serbe, do të jetë nën mbrojtjen e shërbimit intelegjent danez, dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë.