Mirela Sula, finaliste në ‘The Best You Awards’
Mirela Sula është nominuar në kategorinë për influencën më të mirë inspiruese së bashku me Carrie Green, dhe Christine McGrory, shkruan KultPlus.
Mirela Sula është zgjedhur në mesin e finalistëve në ‘The Best You Awards’, që do të mbahet ketë vit në Londër në Banking Hall. Mirela Sula është nominuar në kategorinë për influencën më të mirë inspiruese së bashku me Carrie Green, dhe Christine McGrory.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Mirela Sula e cila përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga njerëzit që edhe të votojnë për të.
“Nuk mund të besoj. Unë jam finaliste në The Best You Awards 2017. Po kërkojë miqësisht edhe votën tuaj, nëse ka mundësi. Ju jam falënderuese për gjithë mbështetjen tuaj”, ka shkruar ajo.
The Best You EXPO, është ngjarja më e madhe e zhvillimit personal në Mbretëri të Bashkuara që bënë së bashku profesionistë të ndryshëm më qëllim që të mësojnë, të krijojnë një rrjet dhe të participojnë, me qëllim që të edukojnë, frymëzojnë dhe të ndikojnë në transformim të njerëzve.
Kjo ngjarje bënë së bashku njerëzit më të talentuar dhe që kanë më së shumti eksperienca dhe janë veprues në biznesin e zhvillimit të personave të cilët përmes punëtorive, fjalimeve dhe aktiviteteve të ndryshme i inspirojnë njerëzit që të arrijnë ëndrrat e tyre personale dhe profesionale.
Mirela është një shkrimtare, filologe dhe psikologe shqiptare nga Shkodra, Shqipëri. Mirela aktualisht jeton në Londër, ku punon dhe është aktiviste e lëvizjes për gratë emigrante. Nga janari i vitit 2014 Mirela ka udhëhequr ndërmarrjen Migrant Woman e cila prodhon revistën mujore të quajtur ‘Migrant Woman’ me qëllim për të bërë atë një projekt global, për të fuqizuar dhe frymëzuar gra në mbarë botën. Si dhe është udhëheqëse e revistës Global Woman.
Gjithë ky aktivitet përmbyllet me gala mbrëmje ku bëhet edhe ndarja e çmimeve për finalistët të cilët janë zgjedhur. Ndarja e çmimeve do të mbahet më datë 4 mars.
Ju mund të votoni për Mirela Sula në linkun: thebestyouexpo.com/voting-awards-2017/ /KultPlus.com