Në qendër të skandalit e megjithatë asgjë nuk ndodh
Oligarki, pushtet, pasuri. Trinomi në fjalë është emblematik për Rusinë e Vladimir Putin, ashtu siç paraqitet ajo në mediat kryesore në botë. Së fundmi, një goditje ndaj këtij sistemi ka ardhur nga opozitari kryesor i regjimit, kreu i Fondacionit Antikorrupsion, Alexey Navalny. Në qendër të investigimit shfaqet figura e kryeministrit Dimitry Medvedev i cili është personi kyç për “mbylljen e punëve”.
“Miliarderët në fillim u dhurojnë disa fondacioneve vila dhe deri edhe plantacione rrushi me kantina vere. Këto organizata i vënë në dispozicion për ish-presidentin, figura e dytë në hierarkinë shtetërore ruse që i përdor për qëllime personale pa i poseduar legalisht”, raporton “The Moscow Times”.
Sipas kësaj gazete, investigimi i Navalnyt është shumë serioz dhe do të duhet të çonte në një skandal duke tupëruar kryeministrin dhe të gjithë elitën sunduese ruse dhe maninë e saj për një luks të tillë. E kundërta po ndodh: media shtetërore në rusi, sipas gazetës në fjalë, e ka mbuluar me heshtje investigimin, me sa duket me një qëllim të vetëm: mosfaktorizimin e Navalnyt, opoztari kryesor në vend.
Më tej akoma, në raportim thuhet se Rusia, apo elita e saj politike e sheh këtë dukuri jo si skandal, por si komensim, një si biçim PPP-je, të cilën e njohim kaq mirë edhe këtu në Shqipëri. Trillet e kësaj sjelljeje që të kujton vendet e botës së tretë, shkojnë edhe në hollësi banale të tilla si p.sh mbajtja e sinjalistikës shetërore në limuzinën e kreut të gjigandit të naftës, Rosneft, e cila zakonisht u takon ofiqarëve shtetërorë. Simptomatike është se menaxherët e Rosneft kanë marrë çmime shtetëore për përmirësimin e klimës së investimeve në vend.
Si operohet në këto shtete? Me dy standarde. Pasi ka të korruptuar të mirë dhe të korruptuar të këqinj. Gazeta sjell në vëmendje rastin e ish-ministrit të Ekonomisë, Alexei Ulyukayev, arrestuar për korrupsion me kreun e Rosneft, Igor Sechin. Pyetja është e natyrshme: Pse ministri quhet i korruptuar, kurse kryeministri jo?
Ec e gjeje përgjigjen, e cila në fakt ja bën muuu.
“Rusët e zakonshëm mendojnë se të gjithë janë njësoj. Çdokush që është në pushtet është hajdut”, shkruan MT. Ku e hasim këtë mendim? Në Shqipërinë që është jashtë tryezës së pushtetit. Ku tjetër? Po çfarë ndodh? Asgjë. Edhe në Rusi kështu mendohet. Do të harrohet. Fundja nuk është hera e parë.
https://themoscowtimes.com/news/russias-prime-minister-at-helm-of-massiv…