Albspirit

Media/News/Publishing

Quo vadis Europa?

Quo vadis Europa? Kjo pyetje e ngritur nga Jean-Claude Juncker do të mbërrijë të mërkurën në tryezën e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së, të cilët do të takohen dy herë këtë muaj: një në Bruksel të enjten dhe një herë tjetër në 25 Mars  në Romë,  në një samit përkujtimor për 60 vjetorin e Traktatit të BE-së, i nënshkruar në 25 Mars 1957 po në kryeqytetit italian.

Marsi është muaji që qeveria britanike pritet  të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. 27 anëtarët pritet të nënshkruajë një deklaratë e cila ka për qëllim të japë një përgjigje bindëse për vizionin e Evropës në periudhën pas Brexit.

Në Bruksel kohët e fundit po bëhet një debat gjithmonë e më intensiv në lidhje me “konceptin” e “multi-shpejtësisë së Evropës”, i cili pritet të dominojnë në një mënyrë apo tjetër  deklaratën politike që do të nënshkruhet nga liderët e BE-së në Romë.”Deklarata duhet të reflektojë nivelet e ndryshme të ambicieve, por në një  farë mënyre të sigurojë edhe unitetin e vendeve anëtare të BE-së”-ka thënë një burim pranë Brukselit në afërsi të përgatitjes së kësaj deklarate.

Në këtë kontekst, Brukseli ka  publikuar këtë javë një “Letër të Bardhë” me pesë skenare alternative se si Evropa do të duket në dekadën e ardhshme. Opsionet janë duke filluar nga ruajtja e status quo-së aktuale e deri në federalizmin e BE-së.

Sipas zyrtarëve evropiaë, vendimin i Komisionit për të mos propozuar një skenar të vetëm për Europën e dekadës së ardhshme, por pesë “ide” të ndryshme erdhi kryesisht si pasojë e presioneve në muajt e fundit nga disa qeveri. Karakteristike është se vitin e kaluar shumë vende kundërshtuan në mënyrë të hapur  Brukselin për menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe propozimit e Komisionit mbi kuotat e  emigrantëve,  duke kërkuar madje edhe rishikim të kompetencave.

http://www.huffingtonpost.gr/2017/03/05/eidiseis-politiki-mellon-60-xron…

Please follow and like us: