Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Na duhet një drejtësi e re

 

Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë angazhimin e qeverisë që ai drejton për të nisur me zbatimin e ligjit të vendit. Në komunikimin javor, kreu i Qeverisë ka theksuar se tani është koha për vendosur një drejtësi të re, duke filluar me zbatimin e reformës në drejtësi, e konkretisht me ligjin e vettingut.

“Jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Jemi në rrugën e duhur për të bërë shtet. Tashmë ka nisur aksioni për të luftuar kanabisin në çdo cep. Policia ka bërë mbi 3 mijë kontrolle në të gjithë vendin. Ka nisur lufta ndaj evazionistëve të mëdhenj. Arsimi profesional po rilind, investimet janë rritur. Për më shumë zhvillim na duhet reforma në drejtësi. Pallatin e vjetër të drejtësisë e shemb vettingu. PD nuk mund të fshihet në çadrën e saj për pushtet”, tha kryeministri Rama.

Please follow and like us: