Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Nikolla Lako, publicisti dhe eruditi i madh

 

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij Amarcord në facebook, përkujtoi të dielën publicistin dhe eruditin e madh, Nikolla Lako, nxënës dhe më pas mësues në Mësonjëtoren e Korçës.

“55 vite më parë ndërronte jetë publicisti dhe eruditi i madh, Nikolla Lako, nxënës dhe më pas mësues në Mësonjëtoren e Korçës. Qe vetëm 17 vjeç kur nxori në shtyp gazetën “Shqipëria”, më 1897, ndonëse aktiviteti i tij publicistik do të kulmojë me botimin në Paris të revistës cilësore “Opinga” e cila do të kontribuojë në propagandimin e çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes më 1919-1920.Ishte drejtor i parë i Bibliotekës së Korçës dhe themelues i Muzeut të Shkencave të Natyrës”, shkruan kryeministri Rama.

Please follow and like us: