Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma e Urgjencës Mjekësore, Rama: Thirrje në kohë reale, shërbim më i shpejtë

Kryeminisrtri Edi Rama në një postim në Facebook thotë se Reforma e Urgjencës Mjekësore do të sjellë ndryshime rrënjësore në shëndetësi. Falë këtyre zhvillimeve, thirrjet do të merren në kohë reale dhe shërbimi do të jepet po në kohë reale.

Postimi i plotë i Ramës:

Reforma e Urgjencës Mjekësore garanton një ndryshim rrënjësor dhe të vonuar 25 vjet – Për më pak se një muaj (pas kësaj periudhe testimi/kolaudimi), Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore, me trurin e instaluar elektronik, do të marrë thirrjet në kohë reale nga i gjithë vendi dhe do të komandojë e koordinojë lëvizjet e autombulancave e të ekipeve mjekësore, në gjithë territorin. Shkurtim drastik i kohës së shërbimit, monitorim elektronik i lëvizjes së mjeteve, orë në dispozicion të qytetarëve dhe çdo thirrje do të përpunohet në çast.

Please follow and like us: