Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia dhe Ukraina përballen në Gjykatën e Hagës: Moska zyrtarisht nën akuza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë është duke ndjekur përballjen e bujshme te Ukrainës dhe Rusisë, pasi Kievi akuzoi Moskën për aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe financimin e paligjshëm të rebelëve separatistë.

Ukraina është duke kërkuar kompensim për ato që i përshkruan si “akte terroriste të kryera në tokën e saj”.

Edhe pse vendimet e Gjykatës së Hagës janë përfundimtare dhe detyruese, gjykata nuk ka mjete për zbatimin e vendimit, shkruan “BBC”.

Kievi akuzon Moskën se ka shkelur konventat e Kombeve të Bashkuara kundër terrorizmit dhe diskriminimit duke mbështetur grupet në lindje të Ukrainës dhe në gadishullin e Krimesë.

Rusia ka mohuar se ka dërguar trupa apo mjete ushtarake në lindje të Ukrainës, pavarësisht se Ukraina dhe shtetet perëndimore kanë thënë se zotërojnë prova të pakontestueshme.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur më gjykatën ndërkombëtare.

Please follow and like us: