Albspirit

Media/News/Publishing

Shinzo Abe në pushtet deri në vitin 2021

Partia Liberal-Demokrate (PLD) në pushtet në Japoni vendosi sot t’i mundësojë krerëve të saj që të zgjasin mandatet e tyre, duke autorizuar kryeministrin Shinzo Abe të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2021.

Abe do të bëhet kështu shefi i qeverisë së pasluftës me më shumë vite në pushtet.

Të mbledhur në kongres në Tokio, PLD-ja vendosi të zgjasë me tre mandate, kundrejt dy që është aktualisht, numrin e mandateve të mundshme për krerët e saj.

Pa këtë masë, Abe do të duhej të hiqte dorë nga drejtimi i partisë dhe për pasojë edhe nga posti i kryeministrit në shtator 2018, ndonëse PLD-ja vazhdon të jetë në pushtet.

Please follow and like us: