Sislej Xhafa, me ligjëratë në Muzeun Pera në Stamboll
Ai merret me turizmin, konceptin e kombit, ilegalitetin e detyruar si dhe refuzimin e të drejtës së votës, shkruan KultPlus.
Ai mbetet ndër artistët më të mirë shqiptarë dhe shumë aktiv në ekspozita të ndryshme.
Me datë 10 mars, Sislej Xhafa do të flas në Pera Museum në Turqi, ku mes tjerash do të diskutojë mbi punën e tij si dhe mbi artin e tij ekspozuar momentalisht në këtë Muze.
Rrënjët kosovare të Xhafës si dhe pikëpyetja e statusit legal janë disa prej inspirimeve të tij më të mëdha artistike. Ai merret me turizmin, konceptin e kombit, ilegalitetin e detyruar si dhe refuzimin e të drejtës së votës, shkruan KultPlus.
Aktualisht në Pera Museum në Stamboll është hapur ekspozita “Cold Front from the Balkans” ku janë ekspozuar edhe punime të Xhafës.
Ligjërata e tij do të fokusohet në atë se si realiteti ekonomik, social e politik i shoqërisë së sotme pozicionohen sot rreth kulturës së konsumimit.
Xhafa ka lindur në Kosovë ndërsa jeton në Nju Jork. Gjatë karrierës së tij ka ekspozuar në MAXXI Museum, Galleria Cotinua, Non Gallery, Blain Southern Gallery, ndërsa këtë vit ai përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias.