Tillerson: Dekreti, jetësor për sigurinë e SHBA
Dekreti i ri migrator i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump që ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve nga gjashtë vende myslimane, përjashtuar tashmë Irakun, është një test jetësor për sigurinë kombëtare të vendit, deklaroi sot shefi i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson.
“Dekreti i nënshkruar sot nga presidenti, që mbron kombin kundër hyrjes së terroristëve të huaj në SHBA, është një masë jetësore për të përforcuar sigurinë tonë kombëtare”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit gjatë një deklarate të shkurtër për shtyp.
“Presidenti ka si detyrë solemne të mbrojë popullin amerikan”, theksoi ai.
Please follow and like us: