Albspirit

Media/News/Publishing

Britanikja përdhunon dy herë një person

Një vajzë 26-vjeçare ka shokuar opinionin në Britaninë e Madhe pasi akuzohet se ka përdhunuar dy herë një person.

Katie Brannen është paraqitur sot në një gjykatë në Angli, për shkak të dy akuzave ndaj saj, shkruan “Mirror”.

Ajo paraqit në gjykatën e Neëcastle, ku foli vetëm për të konfirmuar emrin e saj gjatë seancës, megjithatë nuk pati një vendim të prerë për të.

Gjykata vuri kusht ndaj saj që të mos ketë asnjë kontakt me viktimën e dyshuar.

Seanca e ardhshme për këtë çështje do të jetë më 25 shtator të këtij viti.

Please follow and like us: