Eni Çobani uron nënën e saj: Gëzuar 7 Marsin mësuese në profesion por dhe në jetë
Sot më 7 mars, në Ditën e Mësuesve, Eni Çobani ka zgjedhur të shkruajë disa rrjeshta urimi për nënën e saj.
“Gëzuar 7 Marsin mësuese në profesion por dhe në jetë nëna ime”, shkruan Eni Çobani në urimin e saj.
Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe mësuesit e saj ndër vite.
Postimi i plotë i Eni Çobanit:
“Gëzuar 7 Marsin mësuese në profesion por dhe në jetë nëna ime.Ti je urimi i parë i çdo viti dhe bekimi ynë që na fali fati të të kemi nënë dhe mësuese të jetës dhe frymëzim i dashurisë njerëzore. Bashkë në këtë urim i drejtohem të gjithë asaj plejade të jashtëzakonshme jo vetëm mësuesish por modelesh të përkryera njerëzore që falë jush ne jemi këta që jemi sot plot pozitivitet dhe mirësi ndaj njerëzve. Mësues të nderuar edukoni jo vetëm mesimdhënien por mbi të gjitha formoni njerëz të drejtë dhe të aftë për të ndryshuar këtë realitet të shtirë që na rrethon.Gëzuar dhe qofshi pafund të lumtur mësuesit tanë”.