Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-Miss Shqipëria tregon takimin me Donald Trump

Një shqiptare ishte pjesë e prezantimit të Miss Universe. Bëhet fjalë për Miss Universe Albania 2014, Zhaneta Bylberin, e cila ka dhënë një intervistë për revistën VIP. Bylberi ka folur rreth eksperiencës së saj si Miss, prezantimit të edicionit të sivjetmë dhe takimit që pati me Donald Trump. “Organizatorët e Miss Universe ishin më të mirët e sektorit dhe jam ndjerë shumë e mirëpritur edhe pse vija nga një vend i vogël si Shqipëria”, tha ajo duke shtuar se ka qenë kënaqësi ta takosh një burrë të pushtetshëm si Trumpi. “Ishte kënaqësi të takoje një burrë të pushtetshëm por edhe kaq dashamirës dhe xhentil përpara të bukurës dhe inteligjencës, që ai më mirë se kushdo tjetër e njeh”, ka thënë ndër të tjerash Bylberi. Kujtojmë se Kosova u prezantua prej argjentinases Camilla Barazza ndërsa Lindita Idrizi ishte përfaqësueses e Shqipërisë në edicionin e sivjetmë e cila u vlerësuar edhe me titullin Miss Fotozhenia.

Please follow and like us: