Me këpucë në divanin e Shtëpisë së Bardhë, këshilltarja nën akuzë
Kellyanne Conway, këshilltare e presidentit amerikan Donald Trump, është përfshirë në një skandal të ri pasi është fotografuar, ndërsa me këpucë dhe absolutisht e shkujdesshme shtrihet në divanin e Studios Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa miliarderi pozon me dhjetëra drejtues kolegjesh dhe universitetesh në këmbë.
Dhe ndërsa shumë e akuzojnë se ka kryer një sjellje aspak të hijshme, të tjerë e krahasojnë imazhin me atë të Barack Obamës, i cili në vitin 2013, u fotografua me këmbë mbi tavolinën e punës.
Please follow and like us: