Kryeministri kanadez Trudeau, mbreti i ri i uebit
Nga CNN në Twitter, fotot e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau janë parë dhe shpërndarë nga miliona njerëz në ueb. Një vit pasi e çoi partinë liberale në një fitore të papritur në zgjedhje, 44-vjeçari Trudeau vazhdon të kapërcejë kufijtë e Kanadasë.
Gjendet kudo; duke mbajtur fjalime apo bërë selfie. Formula e tij duket se po funksionon për mrekulli.
Një sondazh i kryer nga Ipsos Public Affairs për Global News, pjesë e rrjetit televiziv kanadez Global Television Network, tregoi se 64 për qind e kanadezëve mbështesin plotësisht rezultatet e qeverisë së tij.
Së fundmi publikimi i disa fotove të Trudeau kur ishte i ri, veçse kanë rritur popullaritetin, dhe ndoshta xhelozinë e liderëve të tjerë.
Please follow and like us: