Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është Gjorge Ivanov, presidenti që “urren” shqiptarët, por pëlqen që pushimet t’i kalojë në Jalë

I lindur në Valandovo, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, përfundoi shkollën fillore në qytetin e tij të lindjes, ku jetoi deri në moshën 27 vjeç dhe më pas u zhvendos në Shkup. Ivanov është i martuar me Maja Ivanova dhe së bashku kanë një djalë që quhet Ivan. Ivanov ka qenë politikisht aktiv në kohën e Jugosllavisë, kur ai nxiti pluralizmin politik dhe ekonominë e tregut. Deri në vitin 1990, ai ishte një aktivist në Lëvizjen e të Rinjve Socialistë të Jugosllavisë. Karriera e tij profesionale nisi si redaktor në Radiotelevizionin Maqedonas. Ai më pas dha lëndën e teorisë politike dhe filozofike në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkupit. Në vitin 1999 ai u bë pedagog i jashtëm në Universitetin e Athinës. Në 25 janar 2009, partia më e fortë në parlamentin maqedonas, VMRO-DPMNE, e shpalli atë kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale të 2009-ës. Edhe pse ai u propozua nga kjo parti, ai nuk është një anëtar i saj. Marrëdhëniet e tij me Greqinë ishte prioriteti i tij pas zgjedhjes në krye të shtetit. Pavarësisht se ai nuk e mandatoi krijimin e qeverisë nga Zaevi për shkak të platformës shqiptare, 56-vjeçari duket se është i “dashuruar” me vendin tonë. Dy vite më parë ai ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të përballuar vapën e verës. Ai qëndroi një javë në Jalë për të pushuar së bashku me familjen e tij.

Please follow and like us: