Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedoni/Grubi: Oferta e Gruevskit nuk ishte në pritshmëritë e shqiptarëve

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sonte, nëpërmjet lidhjes me Skype nga Maqedonia për emisionin Opinion, deklaroi se situata në Tiranë është e ngjashme me atë të Maqedonisë që i parapriu zgjedhjeve të 19 dhjetorit të vitit të kaluar, pikërisht në kohën kur opozita kërkonte për të garantuar zgjedhjet dhe kërcënonte që nuk do marrë pjesë në to.

Grubi tha me atë rast ne anuluam dy procese zgjedhore, 24 prill dhe me 5 qershor, përfundimisht pas një marrëveshje të negociuar për rreth një vit, arritëm të realizojmë zgjedhjet.

Sipas tij, marrëveshja u ndërmjetësua nga ndërkombëtarët, por u negociua nga të gjitha forcat politike në Maqedoni.

Në lidhje me negociatat, Grubi, theksoi se prej një periudhë 10 ditore BDI negocioi me Gruevskin pas marrjes së mandatit nga Presidenti Ivanov, por oferta e diskutuar mes palëve ishte e pamjaftueshme për pritshmëritë e shqiptarëve.

“Ne negociuam absolutisht në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, por edhe në pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar të cilët kërkuan një qeveri reformiste”./opinion/

Please follow and like us: